Kritike e ashpër e veprimit ushtarak amerikan, Spanja rihap ambasadën e saj në Teheran
Spanja po rihap ambasadën e saj në Teheran ndërsa “ka një dritare për paqe”, u tha Ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares ligjvënësve spanjollë të enjten, mes armëpushimit të brishtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Që nga fillimi i konfliktit, Spanja është shfaqur si një kritike e ashpër e veprimeve ushtarake amerikane në Iran, duke i ndaluar Uashingtonit përdorimin e bazave ushtarake spanjolle për ofensivën e saj dhe duke marrë një qëndrim më të fortë se aleatët e tjerë evropianë.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i ka quajtur sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit si “të pamatura dhe të paligjshme”, duke shtuar se vendi i tij “nuk do të jetë bashkëfajtor në diçka që është e keqe për botën”.
Vendimi i Madridit për të dërguar ambasadorin e saj përsëri në Iran shkaktoi kritika të menjëhershme nga Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili e akuzoi atë se është “krah për krah” me një “regjim terrorist”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West