“Nuk do të ndalemi”, Netanyahu refuzon armëpushimin në Liban
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk ka armëpushim me Hezbollahun në Liban, kjo pasi i dha udhëzime kabinetit të tij për të filluar negociata të drejtpërdrejta.
“Dua t’ju them: nuk ka armëpushim në Liban. Ne po vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë dhe nuk do të ndalemi derisa të rivendosim sigurinë tuaj”, tha Netanyahu në një mesazh video të publikuar këtë të enjte në mbrëmje.
Kryeministri tha se ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë libaneze që synojnë çarmatosjen e Hezbollahut dhe sigurimin e “një marrëveshjeje historike dhe të qëndrueshme paqeje”.
“Unë kam sjellë tashmë katër marrëveshje paqeje me shtetet arabe. Kam ndërmend të sjell edhe më shumë”, shtoi ai.
Ushtria izraelite vazhdoi të enjten sulmet ndaj Libanit dhe lëshoi urdhra të rinj evakuimi për pjesë të Bejrutit jugor.
Të mërkurën, Izraeli nisi valën më të madhe të sulmeve në Liban që nga fillimi i luftës. Më shumë se 300 persona u vranë dhe 1,150 u plagosën në sulmet në të gjithë vendin.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi