Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punëtori në Sarandë! Në pranga administratori i biznesit

10 Prill 2026 | 18:00

Një punonjës 33-vjeçar, Igli Gjoca ka humbur jetën një ditë më parë teksa punonte në ambientet e “Orange Club” në qytetin e Sarandës. Gjoca ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për rregullimin e skenës, pasi clubi po përgatitej për nisjen e sezonit turistik. 

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Për ngjarjen, policia e Sarandës ka vënë në pranga administratorin e clubit, Ermal Fataj, 40 vjeç, i cili akuzohet për punësim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave në punë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026