Pashkët ortodokse, Ambasadori Gonzato takon Kryepeshkopin Joan

10 Prill 2026 | 18:25

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, në vigjilje të Pashkës, ka bërë të ditur se është takuar me Kryepeshkopin Joan Pelushi.

Gonzato shkruan se gjatë takimit me Kryepeshkopin ka diskutuar për rolin e komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe ndikimin që ka Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

 “Ishte kënaqësi të takohesha me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi. Në vigjilje të Pashkës, i përcolla urimet e mia më të përzemërta gjithë komunitetit ortodoks. Gjatë takimit diskutuam për rolin e rëndësishëm të komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për procesin e integrimit evropian. Ndamë gjithashtu bindjen e përbashkët se bashkësitë fetare duhet të vijojnë të ushqejnë dialogun ndërfetar për të forcuar bashkëjetesën paqësore në shoqërinë shqiptare,” ka shkruar Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026