Reagimi i parë i Trump pas bisedimeve: Do heqim minat në Ngushticën e Hormuzit, SHBA nuk shantazhohet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit dhe raportet me Iranin, duke paralajmëruar masa të menjëhershme ushtarake.
Në një deklaratë të gjatë, Trump bëri të ditur se, ndonëse takimi i fundit diplomatik ka shënuar progres në disa pika, çështja kryesore, ajo bërthamore, nuk ka gjetur zgjidhje.
Statusi Donald Trump:
“Pra, ja ku e keni, takimi shkoi mirë, shumica e pikave u ranë dakord, por e vetmja pikë që kishte vërtet rëndësi, mbi çështjen “bërthamore”, nuk u arrit. Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të nisë procesin e BLLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit.
Në një moment, do të arrijmë në një situatë ku ‘TË GJITHË DO TË LEJOHEN TË HYJNË, TË GJITHË DO TË LEJOHEN TË DALIN’, por Irani nuk ka lejuar që kjo të ndodhë duke thënë thjesht:
‘Mund të ketë ndonjë minë diku’, për të cilën askush nuk di gjë përveç tyre.
KJO ËSHTË SHANTAZH BOTËROR, dhe udhëheqësit e vendeve, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të shantazhohen kurrë.
Gjithashtu kam urdhëruar Marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar tarifë ndaj Iranit. Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur.
Do të fillojmë gjithashtu shkatërrimin e minave që iranianët kanë vendosur në ngushticë. Çdo iranian që qëllon ndaj nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të SHKATËRROHET!
Irani e di, më mirë se kushdo, si t’i japë FUND kësaj situate që tashmë e ka shkatërruar vendin e tyre. Marina e tyre nuk ekziston më, Forcat Ajrore nuk ekzistojnë më, mbrojtja kundërajrore dhe radarët janë të padobishëm, Khomeini dhe shumica e ‘udhëheqësve’ të tyre janë të vdekur, të gjitha për shkak të ambicies së tyre bërthamore.
Bllokada do të fillojë shumë shpejt. Edhe vende të tjera do të përfshihen në këtë bllokadë. Iranit nuk do t’i lejohet të përfitojë nga ky akt i paligjshëm shantazhi. Ata duan para dhe, më e rëndësishmja, duan armë bërthamore.
Gjithashtu, në momentin e duhur, ne jemi plotësisht ‘GATI PËR VEPRIM’, dhe ushtria jonë do të përfundojë atë pak që ka mbetur nga Irani!”
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë