Zgjedhje vendimtare në Hungari, mbyllen qendrat e votimit! Ja pjesëmarrja rekord
Në mbarë Hungarinë, qendrat e votimit janë drejt mbylljes në një proces zgjedhor me rëndësi të veçantë politike. Megjithatë, rezultatet zyrtare nuk priten të bëhen të ditura për një kohë të gjatë dhe në këto zgjedhje nuk do të publikohen exit poll-e.
Disa prej qendrave të votimit nuk do të mbyllen menjëherë, pasi do të qëndrojnë të hapura derisa të gjithë qytetarët që ndodhen në radhë të kenë mundësinë të hedhin votën e tyre.
Sipas të dhënave më të fundit, pjesëmarrja ka arritur në një nivel rekord prej 77.8%, rreth një orë para mbylljes zyrtare të procesit, duke tejkaluar dukshëm rekordin e mëparshëm të vitit 2002, që ishte 73.51%.
Autoritetet zgjedhore theksojnë se radhët e gjata janë krijuar jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së lartë, por edhe si pasojë e një rregulli në ligjin zgjedhor hungarez, i cili u lejon qytetarëve të votojnë në qendra të ndryshme nga vendbanimi i tyre, për kandidatët në qytetin e tyre të origjinës.
Kjo ka bërë që mijëra votues të udhëtojnë drejt qendrave të mëdha të votimit, veçanërisht në kryeqytet, Budapest, duke shkaktuar fluks të shtuar në qendrat urbane.
Hungaria Hungary ndodhet tani në pritje të rezultateve që pritet të jenë vendimtare për drejtimin politik të vendit.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në