KQZ u kërkon bashkive përcaktimin e qendrave të votimit për vitin 2027
Edhe pse zgjedhjet lokale janë ende një vit larg, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur përgatitjet për organizimin e procesit.
Në një letër drejtuar të gjitha bashkive të vendit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkon autoriteteve vendore të marrin masat paraprake për përcaktimin e qendrave të votimit që do të përdoren në pranverën e vitit 2027.
Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht në shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore.
Në këtë kuadër, KQZ kërkon që ambientet e përzgjedhura të jenë të aksesueshme, të garantojnë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit, si dhe të ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për dhomat e fshehta, vendosjen e kutive të votimit dhe pajisjet teknologjike. Po ashtu, kërkohet që këto ambiente të jenë të përshtatshme edhe për personat me aftësi të kufizuara.
KQZ u ka lënë një afat prej 10 ditësh 61 kryetarëve të bashkive për të përpiluar listën e ambienteve ku qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Kodit Zgjedhor, periudha zgjedhore për zhvillimin e procesit elektoral është e përcaktuar mes datave 15 prill dhe 15 maj.
Megjithatë, procesi zgjedhor i vitit 2027 pritet të ndikohet edhe nga vendimmarrjet e Komisioneve të Posaçme të ngritura në Kuvend, të cilat po punojnë për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore.
Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë