Shefi i OKB-së kërkon kontrolle të rrepta për aktivitetet bërthamore të Iranit: Kanë një program ambicioz!

15 Prill 2026 | 09:51

Kreu i autoritetit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së ka theksuar se çdo marrëveshje e mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duhet të përfshijë masa “shumë të detajuara” verifikimi për aktivitetet bërthamore të Teheranit.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Rafael Grossi, deklaroi në Seul se programi bërthamor i Iranit është “shumë ambicioz dhe i gjerë”, duke nënvizuar nevojën për praninë e vazhdueshme të inspektorëve ndërkombëtarë.

“Përndryshe, nuk do të keni një marrëveshje. Do të keni iluzionin e një marrëveshjeje,” u shpreh Grossi.

Sipas një raporti konfidencial të IAEA-së, Irani nuk ka lejuar qasje të plotë në objektet e tij bërthamore të dëmtuara gjatë përplasjeve ushtarake me Izraeli dhe SHBA-në gjatë një konflikti 12-ditor në qershor. Dokumenti thekson se agjencia nuk mund të verifikojë nëse Irani ka ndalur aktivitetet e pasurimit të uraniumit apo të përcaktojë saktë rezervat e tij aktuale.

Këto zhvillime shtojnë pasiguritë mbi transparencën e programit bërthamor iranian dhe vështirësojnë përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026