Libani i paraqet ankesë OKB-së: Sulmet izraelite, një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar
Libani i ka kërkuar përfaqësuesit të tij të përhershëm në OKB që të paraqesë një ankesë urgjente në lidhje me sulmet ajrore izraelite të kryera më 8 prill që vranë më shumë se 300 njerëz në të gjithë vendin.
Izraeli kreu atë që e quajti sulmin më të madh të koordinuar në Liban që kur filloi të sulmonte vendin në mars.
“Këto sulme shënjestruan zona banimi me popullsi të dendur gjatë orëve të pikut dhe pa paralajmërim paraprak, duke rezultuar në shkatërrime të gjera dhe qindra viktima, shumica e të cilëve ishin civilë të paarmatosur”, tha ministria e jashtme e Libanit.
Të paktën 303 persona vdiqën si pasojë e sulmeve atë ditë, 30 prej të cilëve ishin fëmijë. Ministria e Jashtme libaneze i quajti sulmet një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.
Ushtria izraelite tha javën e kaluar se pjesa më e madhe e infrastrukturës që u godit ndodhej brenda zemrës së popullsisë civile, si pjesë e shfrytëzimit të civilëve libanezë nga Hezbollahu si mburoja njerëzore me qëllim mbrojtjen e operacioneve të saj. Ajo nuk dha prova për këtë pretendim.
Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 2,124 persona që nga 2 marsi, tha dje ministria libaneze e shëndetësisë. Të paktën 168 fëmijë janë midis të vrarëve, tha ajo, si dhe të paktën 88 punonjës shëndetësorë.
Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë
Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale
Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 12:27 GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
- 12:17 Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 11:56 Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 11:48 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:42 Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në