GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge

17 Qershor 2026 | 12:27

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të strukturuar kriminal që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash kryesisht përmes ndërtimit në Shqipëri.

Florjan Musaj ka dalë këtë të mërkurë para togave të zeza dhe përfaqësuesve të SPAK, ndërsa ishte pjesë e listës prej 10 personave ndaj të cilëve ka masë sigurie arresti në burg. Ai nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë veç faktit se kërkonte avokat kryesisht pasi nuk kishte patur kohë të zgjidhte një mbrojtës të tij, teksa gjykata i caktoi avokatin e shtetit Arben Peçi. Vetëm Musaj përfundoi në pranga, ndërsa 7 të tjerë përfshirë Eldi Dizdarin, Dritan Gjikën dhe Shpëtim Aliun ndodhen jashtë vendit.

Për 2 të tjerë SPAK tha se ka informacione se ndodhen në Shqipëri dhe po punohet për kapjen e tyre

Masat e sigurisë:

  • Nikoll Bibaj
  • 2. ⁠Isa Aliu,
  • 3. ⁠Sokol Bibaj
  • 4. ⁠Florjan Musaj
  • 5. ⁠Armando Pacani
  • 6. ⁠Denis Matoshi
  • 7. ⁠Naldi Yzeiraj
  • 8. ⁠Oklid Aliu
  • 9. ⁠Dritan Gjika
    1. ⁠Shpëtim Aliu

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë, ndërsa SPAK iu sekuestroi 491 pasuri me vlerë 150 milion euro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026