Dy raste të reja me COVID-19, në total vetëm 118 rastet aktive
Gjatë ditës së fundit janë evidentuar vetëm dy raste të reja me COVID-19 nga kryerja e gati 1700 testimeve. Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 118 raste aktive dhe prej tyre vetëm 5 janë të shtruar në spital.
Vendi ynë prej disa javësh ndodhet në një situatë të favorshme sa i takon luftës me coronavirus.
Gjatë javës së fundit ka pasur raste ditore më pak se 10 të prekur ndërsa është shënuar vetëm një humbje jete.
Qarku që numëron më shumë raste aktive është Shkodra me 43 të prekur me COVID-19, ndërsa më pas vjen Tirana më 31.
Statistika (20 Qershor 2021)
Testime totale 775,950
Raste pozitive 132,490
Raste të shëruara 129,918
Raste Aktive 118
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 31
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Gjirokastër 2
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta