Vrasja e Gjin Ndojit, GJKKO letër-porosi Francës për sqarimin e të dhënave SKY ECC
Në procesin ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Brajoviç e Edmon Preka, për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020, GJKKO pranoi kërkesat e avokateve për provat që do të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor ndër to dhe dërgimin e një letër-porosie të re në Francë për sqarimin e burimit të të dhënave SKY ECC.
Avokatëve iu pranua dhe kërkesa që të merret si provë edhe një vendim i autoriteteve gjyqësore holandeze që nuk ka lejuar ne vitin 2019 përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.
Ndërkohë, seancën e ardhshme do të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK, me shtetasin Jozi Kraja alias Ndoj, vëllain e viktimës i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicra për llogari të dosjes “Revanshi”, dhe të dashurën e viktimës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta