Erdogan: Izraeli përpiqet të pengojë bisedimet, armëpushimi të përdoret për një zgjidhje
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se armëpushimi i përkohshëm midis SHBA-së dhe Iranit duhet të përdoret në mënyrë efektive për të gjetur një zgjidhje, ndërsa theksoi nevojën për të monitoruar nga afër përpjekjet e Izraelit për të prishur negociatat.
“Ne e mirëpritëm armëpushimin 15-ditor të shpallur me iniciativën e kryeministrit pakistanez Shahbaz Sharif në këtë luftë të pakuptimtë dhe jashtëzakonisht të kushtueshme, e cila filloi me provokime nga qeveria izraelite. Ne besojmë se dritarja e mundësisë e hapur nga armëpushimi duhet të shfrytëzohet në mënyrën më efektive për të siguruar një paqe të qëndrueshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që palët të veprojnë nga një qëndrim pajtues, me durim dhe mençuri, për të arritur rezultate.
Por dua të theksoj se në këtë fazë kritike, ne duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilentë kundër përpjekjeve të Izraelit për të prishur procesin e negociatave”, tha ai në hapjen e Forumit të Diplomacisë në Antalia.
Erdogan shtoi se, mes tensioneve rajonale në rritje, “pavarësisht rrethanave, armët nuk duhet të lejohen të zëvendësojnë dialogun, dhe as konfliktet e përgjakshme nuk duhet të zëvendësojnë negociatat”, pasi “rruga më e shkurtër drejt paqes është dialogu konstruktiv dhe diplomacia”.
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës