Ministrit serb të Sportit i ndalohet hyrja në Kosovë

21 Qershor 2021 | 10:56

Ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiç, i është refuzuar kërkesa për të hyrë në territorin e Kosovës.

Sipas agjencisë së lajmeve, Tanjug, një informacion të tillë e ka konfirmuar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Euronews Albania ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë çështje, e cila ka konfirmuar ndalimin pa dhënë detaje të tjera.

“Ne vetëm mund të konfirmojmë që nuk i është aprovuar kërkesa për hyrje në Kosovë”, – thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme pa dhënë arsye se përse zyrtari serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë.

Udoviçiç pritej të ishte pjesë e një bisede me të rinjtë serb në Mitrovicë, ku temë do të ishin bursat, ndërsa më pas agjenda përfshinte dhe vizitën në Zubin Potok.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026