Të shtëna mes policisë dhe bandave në Rio de Janeiro, mbi 200 turistë mbeten të bllokuar në mal

21 Prill 2026 | 09:14

Më shumë se 200 turistë mbetën të bllokuar në majën e malit në Rio de Janeiro të hënën në mëngjes, pasi një përplasje shpërtheu midis policisë dhe anëtarëve të bandave në zonën aty pranë.

Turistët u detyruan të prisnin gati dy orë në majën e Morro Dois Irmaos, ndërsa të shtëna armësh dëgjoheshin nga Favela Vidigal poshtë. Ata u lejuan të zbrisnin vetëm pasi policia dha miratimin përmes kontaktit me guidat turistike.

Sipas organizatorëve të ekskursionit, në zonë ndodheshin më shumë se 200 persona, rreth 70% prej tyre turistë të huaj. Çdo javë, mijëra vizitorë kalojnë në këtë itinerar për të arritur në majën 533 metra të lartë, e cila ofron pamje panoramike të plazheve të njohura Leblon dhe Ipanema.

Autoritetet thanë se gjatë një operacioni policor, anëtarë të një bande droge hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë, duke rrezikuar banorët dhe vizitorët. Policia konfirmoi se nuk pati të lënduar, ndërsa tre persona u arrestuan.

Sipas guidave turistike, zona e Vidigalit është përgjithësisht e qetë dhe e vizitueshme, por operacionet policore shpesh krijojnë situata alarmi që ndikojnë në perceptimin ndërkombëtar të sigurisë në këto lagje.

Incidenti ndodh rreth gjashtë muaj pas një operacioni të madh policor në favelat e Brazil, që la më shumë se 120 viktima në veri të Rio de Janeiros.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedime të reja Liban-Izrael, nën hijen e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit

Libani hyn në një raund të ri bisedimesh me Izraelin të martën në Uashington, me Bejrutin e vendosur të vazhdojë me negociatat e drejtpërdrejta edhe...
09:15 | 23/06/2026

Tensionet globale, Kim Jong Un: Statusi bërthamor i Koresë së Veriut është e vetmja garanci sigurie

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se ushtrimi i pozicionit të vendit si një shtet bërthamor është e vetmja mënyrë për t’u...
09:11 | 23/06/2026

Bombarduesit rusë Tu-160 patrullojnë mbi Detin e Barentsit dhe Detin e Norvegjisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se bombarduesit strategjikë Tu-160 të Forcave Hapësinore Ruse kryen një fluturim të planifikuar mbi ujërat neutrale të...
08:54 | 23/06/2026