Irani: Nuk pranojmë negociata nën hijen e kërcënimeve
Irani nuk do të negociojë “nën hijen e kërcënimeve”, deklaroi kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po përpiqen të ulen në tryezën e negociatave në Pakistan.
Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Ghalibaf shkroi se Donald Trump, përmes rrethimit dhe shkeljes së armëpushimit, po përpiqet ta kthejë tryezën e negociatave në një “tryezë dorëzimi” ose të justifikojë, sipas tij, veprime të reja luftënxitëse.
Ai shtoi se Irani “nuk pranon negociata nën hijen e kërcënimeve” dhe se në dy javët e fundit vendi është përgatitur të zbulojë “karta të reja në fushën e betejës”.
Armëpushimi dyjavor mes dy palëve pritet të skadojë më 21 prill, ndërsa mundësia e zgjatjes së tij nuk është përjashtuar, por mbetet e pasigurt.
Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i tha homologut të tij pakistanez Ishaq Dar se “shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit” nga SHBA përbëjnë një pengesë serioze për vijimin e procesit diplomatik, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme në Teheran.
Bisedime të reja Liban-Izrael, nën hijen e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit
Tensionet globale, Kim Jong Un: Statusi bërthamor i Koresë së Veriut është e vetmja garanci sigurie
Bombarduesit rusë Tu-160 patrullojnë mbi Detin e Barentsit dhe Detin e Norvegjisë
- 09:17 Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
- 09:15 Bisedime të reja Liban-Izrael, nën hijen e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit
- 09:14 Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
- 09:11 Tensionet globale, Kim Jong Un: Statusi bërthamor i Koresë së Veriut është e vetmja garanci sigurie
- 08:55 Trajneri i Anglisë i pakënaqur me pushimet e hidratimit: Ndryshon vrullin e ndeshjes
- 08:54 Bombarduesit rusë Tu-160 patrullojnë mbi Detin e Barentsit dhe Detin e Norvegjisë