SHBA dëboi atasheun federal të policisë, reagon Lula: Brazili mund të kundërpërgjigjet

21 Prill 2026 | 15:37

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar të marten se qeveria e Brazilit mund të reagojë në të njëjtën mënyrë pas dëbimit të një atasheu të policisë federale braziliane nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur me gazetarët në Hannover të Gjermanisë, Lula tha se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur, por se Brazili do të kundërpërgjigjej nëse do të kishte abuzim nga autoritetet amerikane në rastin që përfshinte zyrtarin brazilian.

“Nuk mund ta pranojmë këtë ndërhyrje dhe abuzim me autoritetin që disa amerikanë duan të ushtrojnë mbi Brazilin”, tha ai.

Qeveria amerikane njoftoi të hënën në një postim në X se do të dëbojë një zyrtar brazilian që dyshohet se është i përfshirë në arrestimin e ish-ligjvënësit federal brazilian Alexandre Ramagem nga policia amerikane e emigracionit javën e kaluar.

Edhe pse postimi nuk e përmendi zyrtarin, ambasada amerikane në Brasilia i konfirmoi Reuters se autoriteti për të cilin bëhej fjalë ishte Marcelo Ivo de Carvalho, atasheu i policisë federale braziliane në Miami dhe oficeri ndërlidhës i qeverisë braziliane me agjencinë amerikane të imigracionit ICE.

Ramagem u lirua pas një paraburgimi të shkurtër. Ai iku nga Brazili në shtator pas dënimit të tij për komplotimin e një grushti shteti me ish-presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026