Garanci sovrane për biznesin, shteti jep 100 milionë euro për turizmin dhe industrinë
Për të dalë nga kriza që pësuan në vitin 2020, bizneset do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me garanci sovrane. Strategjia është prezantuar këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, nga ministrja Anila Denaj dhe Dhomat e Tregtisë.
“Flasim për instrumentet e mbështetjes me garanci sovrane, dhe në veçanti për sektorin e manifakturës me një fond prej gati 50 mln eurosh, i cili do të shkojë për të ndihmuar transformimin e këtyre kompanive drejt formatit të ri që situata e pandemisë COVID-19 i manifeston.
Një vëmendje të veçantë merr edhe sektori i turizmit, i cili parashikon instrumente mbështetëse me garanci sovrane në të njëjtën shumë”, u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Sipas ministres, riorganizimi i strategjisë 7-vjeçare 2021-2027 për zhvillimin e bizneseve ka si objektiv edhe integrimin rajonal të tyre.
Strategjia për biznesin është hedhur për konsultim publik prej afro 2 javësh, ndërsa për hartimin e saj kanë kontribuar edhe partnerët ndërkombëtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta