Danimarkë/ Plagoset me thikë mesfushori i Midtjylland, Alamara Djabi

21 Prill 2026 | 18:31

Mesfushori i Midtjylland, Alamara Djabi është plagosur me thijë. Fatmirësisht ai është në gjendje të qëndrueshme.

Incidenti ndodhi gjatë fundjavës në Herning, qytetin qendror danez ku ndodhet selia e klubit. 19-vjeçari iu bashkua klubit të Superligës daneze në vitin 2023 dhe ka bërë dy paraqitje me ekipin senior.

“Alamara Djabi ishte më pas në gjendje kritike dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Që atëherë, ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje tjetër dhe, falë përpjekjeve profesionale të ndihmësve të urgjencës dhe më vonë të stafit të spitalit, gjendja e tij tani është e qëndrueshme,” tha Midtjylland në një deklaratë.

Në njoftim bëhet me dije se ai është zgjuar nga një koma dhe është mirë. FC Midtjylland është në dialog dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet dhe po ofron mbështetje për Alamara Djabi dhe familjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026