Analiza e PD-së për 25 prillin, Bumçi: Gara në kushte të pabarabarta
Të premten, kryesia e Partisë Demokratike miratoi metodologjinë e analizës për rezultatin e 25 prillit.
I ndarë në disa faza, analiza përfshin çdo grup seksioni deri në nivel qarku. Për këtë arsye, degët e partisë brenda datës 1 korrik duhet t’i paraqesin drejtuesit politik të qarkut, analizën e rezultatit te zgjedhjeve, duke përfshirë parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara.
Për këtë qëllim, në çdo degë të partisë, ngrihet një grup pune. Më pas, brenda 5 korrikut drejtuesi politik i qarkut paraqet raportin përmbledhës në nivel qarku ndërsa më 10 korrik raporti i kalon kryesisë. Analiza pritet të zgjasë deri në 30 shtator.
Aldo Bumçi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha në Euronews Albaia se zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan në kushte të pabarabarta.
Ndërsa sqaroi se analiza është një proces normal që kryhet nga çdo parti pas përfundimit të procesit zgjedhor, ai theksoi se partia në pushtet nuk krijoi kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas tij, në tetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës nuk ka asnjë reformë me marrëveshje.
“Ne nuk reaguam. Ne besuam se deklaratat publike të partnerëve ndërkombëtarë, Sekretari i Shtetit, Pompeo, Parlamenti Europian me një letër të përbashkët, të majtë dhe të djathtë, Komisioneri për Zgjerimin, do ndalonin Edi Ramën. Nuk e ndaluan. Po ne ku ishim”, tha Bumçi.
Ai u shpreh se gjithë energjinë opozitare kanë qëllim që ta bëjnë pjesë të Partisë Demokratike dhe të vazhdojnë betejën me kryeministrin Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkeljet zgjedhore | Partia Demokratike depoziton 50 kallëzime në prokurori
- Burime për Euronews Albania: Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet
- Partia Demokratike pritet të kryejë analizë të thelluar për zgjedhjet e 25 prillit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta