Vrasja në Memaliaj një ditë më parë, shpallen dy persona në kërkim, 17 persona merren në pyetje

22 Prill 2026 | 11:17

Policia ka vijuar hetimet lidhur me vrasjen e një natë më parë në Memaliaj. Për këtë ngjarje janë shpallur 2 persona në kërkim.

Ndërkohë 17 persona deri në këto momente janë marrë në pyetje nga ana e grupit hetimor. Ende nuk dihet saktësisht motivi i ngjarjes.

Viktima Endri Goxha rezulton person me precedentë të mëparshëm penal. Policia vijon kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 20:50, ku pas një sherri mes dy personave, të cilët kishin një konflikt të mëparshëm, ku 29-vjeçari Donaldo Nela dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela. Mësohet se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Viktima Endri Goxha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026