Erdogan pret në Ankara në një takim zyrtar Rutten, diskutojnë për NATO-n dhe sigurinë globale

22 Prill 2026 | 17:48

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takuan sot në Ankara.

Sipas një deklarate nga presidenca turke, ndër të tjera u diskutuan përgatitjet për Samitin e Liderëve të NATO-s që do të mbahet në Ankara, çështjet në axhendën e aleancës ushtarake, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Presidenti turk deklaroi se “mjedisi i paqëndrueshëm në rajonin ka treguar edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit midis aleatëve të NATO-s”.

Në këtë kontekst, bazuar në njoftim, “Turqia po rrit kapacitetin e saj në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht në sistemet e mbrojtjes ajrore, dhe synon të zhvillojë më tej bashkëpunimin me vendet aleate në këtë fushë”.

Erdogan i tha gjithashtu Rutte-s se “ruajtja e lidhjeve transatlantike është thelbësore” dhe se “ Turqia pret që pjesa evropiane e Aleancës të marrë më shumë përgjegjësi ”.

“Përjashtimi i aleatëve evropianë që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian nga nismat mbrojtëse të Bashkimit nuk do t’i shërbejë qëllimit ”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk vuri në dukje se “Turqia është pozicionuar në anën e paqes dhe diplomacisë në procesin që filloi me sulmet ndaj Iranit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit

Numri i të vdekurve nga sulmi i fundit rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës është rritur në 22, sipas autoriteteve ukrainase. Kryeqyteti Kiev ishte...
19:15 | 06/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele

Përpara samitit të 36-të të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, i cili do të mbahet në Ankara, masat e sigurisë janë forcuar rreth...
19:04 | 06/07/2026