Kuvajti rihap hapësirën ajrore për herë të parë që nga nisja e luftës në Iran

23 Prill 2026 | 21:59

Kuvajti rihapi hapësirën ajrore të enjten në mbrëmje, për herë të parë që nga shpërthimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.

“Hapësira ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit u rihap që nga e enjtja, pas një pezullimi të përkohshëm dhe paraprak të trafikut ajror që nga 28 shkurti për shkak të situatës në rajon”, tha Hamoud Mubarak, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, në deklaratat.

Ky hap “është pjesë e një plani të mirëmenduar me faza për të rifilluar gradualisht trafikun ajror në përgatitje për funksionimin e plotë të aeroportit në periudhën e ardhshme”, tha ai.

Mubarak tha se autoriteti ka përfunduar vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në disa objekte të aeroportit nga sulmet e Iranit dhe grupeve të armatosura të lidhura me të.

Ai falenderoi Arabinë Saudite për “bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj në lehtësimin e funksionimit të transportuesve kuvajtianë përmes aeroporteve të saj” gjatë kësaj periudhe.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit ka qenë cak i sulmeve për të cilat autoritetet kanë fajësuar Iranin dhe grupet aleate.

Armiqësitë rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë dhe plagosur mijëra njerëz.

Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe vendeve të rajonit që strehojnë asete ushtarake amerikane dhe kufizoi kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026