Analiza brenda PD për 25 prillin, vetëm 4 drejtues politikë tejkaluan objektivin
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike në mbledhjen e saj të fundit të Kryesisë, ka vendosur nisjen e procesit të analizës.
Paralelisht me pretendimet për masakër elektorale, PD pritet të analizojë dhe punën e strukturave nga çdo grup seksioni deri në nivel qarku, ku çdo drejtues do të përballet me rezultatin që ka marrë, përkrah objektivave të vendosura.
Në pjesën më të madhe të qarqeve, edhe në ato me dy, apo më shumë drejtues politik, rezultati i arritur në zgjedhje, është shumë më i ulët se targeti i vendosur nga PD.
Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Albana Vokshi dhe Aldo Bumçi dhe janë të vetmit drejtues në të gjithë vendin që e kanë tejkaluar objektivin e vendosur.
Sa i takon metodologjisë, pretendimet për vjedhje, manipulim votash, apo çdo parregullsi tjetër strukturat do t`i pasqyrojnë të faktuara, në një formular të miratuar nga Kryesia.
Brenda datës 1 korrik degët e partisë duhet t’i paraqesin drejtuesit politik të qarkut, analizën e rezultatit të zgjedhjeve, duke përfshirë parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara.
Përpara kryesisë, Basha deklaroi se demokratët duhet të përgatiten për vazhdimin e betejës.
“Detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”, tha z. Basha.
Analiza pritet të zgjasë deri në 30 shtator. Gjithashtu PD ka miratuar edhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 17 korrik, i cili do të vlerësojë mundësinë për ndryshime në statut.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta