Kush e fiton Kampionatin Europian? Merkel dhe Draghi mbrojnë skuadrat kombëtare
Kampionati Europian është në qendër të vëmendjes jo vetëm të sportdashësve, por edhe politikanëve.
Udhëheqësit, gjerman dhe italian u takuan në Berlin dhe çështja kryesore e bisedimeve, përtej politikës, ishte pyetja: kush do ta fitojë ndeshjen e futbollit Euro 2020 të së mërkurës dhe do të sigurojë kualifikimin? Gjermania dhe Italia cilësohen si pretendentë kryesorë të Euro 2020, ndonëse “azurrët” deri më tani nuk kanë humbur asnjë ndeshje.
“Për sa i përket agjendës sonë dypalëshe, mendoj se mund të them se nuk ka probleme të mëdha bilaterale që duhet të diskutohen, përveç natyrisht, pyetjes se si po përparojnë skuadrat në Kampionatin Europian. Aty besoj se kemi emocione të ndryshme”, – u shpreh duke qeshur kancelarja Angela Merkel.
“Epo edhe në futboll ne jemi dakord për gjërat. Të dy jemi dakord që Mister Gosens është një lojtar shumë i mirë për Bergamon”, – tha kancelarja, duke iu referuar lojtarit kombëtar të Gjermanisë, Robin Gosens, i cili ishte pika kyçe në fitoren e Gjermanisë kundër Portugalisë.
Ndër të tjera, kryeministri italian, Mario Draghi tha se sipas tij, finalja e Kampionatit Europian të Futbollit duhet të zhvillohej në Romë jo në Londër, për shkak të situatës nga pandemia.
“Unë do të përpiqem të ndaloj zhvillimin e finales në një vend ku infeksionet po rriten me shpejtësi”, – u shpreh Draghi në një konferencë shtypi në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kur u pyet nëse ai ishte në favor të kalimit të finales në Romë.
Mes të tjerash liderët diskutuan edhe për pandeminë dhe emigracionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta