Eksperti i ekonomisë, Stringa propozon disa hapa për përmirësimin e situatës ekonomike në vend

22 Qershor 2021 | 09:52

Eksperti i ekonomisë, Hazmi Stringa tha për Euronews Albania se Shqipëria ka pësuar po të njëjtën tronditje ekonomike si Bashkimi Europian gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të fundit vazhdon të ketë potencial të nënvlerësuar sa i takon mundësive që vendi ka për të mbyllur hendekun dhe paaftësisë për ta mbyllur atë.

Si mund të zgjidhet kjo? Stringa propozoi një zgjidhje e cila është marrë në konsideratë edhe nga vende më të zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, bisedimin për tronditjen e marrë dhe parashtrimin e një plani për si mund të rregullohet situata, nga ku nxori dhe tre pika kryesore:

  • Identifikimi i sektorëve të cilët kërkojnë kapital dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve, konkretisht turizmi, bujqësia dhe lidhja mes tyre.
  • Kujdes i jashtëzakonshëm në planin afatgjatë që është konkurrueshmëria e kapitalit njerëzor.
  • Krijimi i një shteti ligjor që me anë të rregullave të tij nuk e prish tregun.

Lidhur me raportin e Eurostat ku Shqipëria renditet në nivelin më të ulët në raport me mesataren e BE-së për vitin 2020, ai tha seçfarë e shqetësonte më shumë nuk ishte niveli i ulët ekonomik sepse para pandemisë ne ishim një ndër vendet më të varfra të rajonit, por forma se si ne do të mund të mbyllim këtë hendek të krijuar.

“Fatkeqësisht nga gjithë studimet që kanë dalë, kriza ka goditur më shumë dhe ka lënë pasoja më afatgjata tek vendet që kanë qenë më të varfra, po ashtu dhe tek individët që kanë qenë më të varfër. Duke qenë se Shqipëria ka peshën më të madhe të këtyre gjërave dhe pasojat për ne kanë qenë më të mëdha”, – u shpreh eksperti i ekonomisë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026