U plagosën nga zjarri në Crans-Montana, Zvicra i kërkon Italisë mbulimin e kostove të trajtimit të të plagosurve
Zvicra do t’i faturojë Romës kostot e sistemit të saj shëndetësor për të trajtuar italianët e plagosur në zjarrin e natës së Vitit të Ri në vendpushimin e skive Crans-Montana, i cili mori 41 jetë. Kështu ka deklaruar zyra e qeverisë përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore.
Kërkesa për shpenzime shton tensione të mëtejshme në marrëdhëniet midis dy vendeve, me kryeministren Giorgia Meloni të premten e përshkroi këtë veprim si “të turpshëm” pas lajmit se familjeve të viktimave të zjarrit ishin faturuar.
Në një deklaratë për Reuters, Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (FSIO) konfirmoi planet që Zvicra të rikuperojë paratë e shpenzuara për trajtimin spitalor, megjithëse jo nga familjet e viktimave.
FSIO tha se, sipas marrëveshjeve aktuale midis shteteve anëtare të BE-së dhe Zvicrës, të plagosurit do të merrnin një faturë vetëm për qëllime verifikimi dhe kostot do t’i ngarkoheshin “siguruesit të huaj shëndetësor përkatës”.
Një zëdhënës sqaroi më vonë se në rastin e Italisë kjo do të ishte ministria e shëndetësisë. Zvicra po kërkon më shumë se 100,000 franga zvicerane rimbursime për katër italianët e trajtuar vetëm për një ditë në spitalin e Sionit pas flakëve.
Cornado shtoi se pacientët zviceranë të plagosur në zjarrin në Cans-Montana janë trajtuar për muaj të tërë në spitalin Niguarda në Milano, në veri të Italisë, dhe se Italia dërgoi një helikopter të mbrojtjes civile për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit pa kërkuar para.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta