PD reagon për raportin e KiE: Të bashkëpunojmë me partnerët për të zhbërë masakrën zgjedhore
Partia Demokratike ka reaguar sa i takon raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (KiE), ku janë evidentuar problemet e zgjedhjeve të 25 prillit.
Nga selia qendrore, anëtari i kryesisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk kishin lidhje me demokracinë.
Ai shtoi si element të rëndësishëm bashkëpunimin me partnerët për të zhbërë masakrën zgjedhore, siç janë cilësuar nga Partia Demokratike këto zgjedhje, si dhe ndërtimin e një platforme për të sjellë legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.
Në raport evidentohen si shqetësime kryesore keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe mbizotërimi i akuzave për blerje të votave në gjithë vendin.
I njëjti shqetësim ngrihet edhe për presionin e ushtruar ndaj nëpunësve civilë dhe administratës publike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Raporti i KiE për “25 prillin”, shqetësim keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe akuzat për blerje vote
- Analiza e PD-së për 25 prillin, Bumçi: Gara në kushte të pabarabarta
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta