Donald dhe Melania Trump kërkon pushimin nga puna të moderatorit Jimmy Kimmel, Zonja e Parë: Ai nuk tallet dot me familjen time

28 Prill 2026 | 07:57

Donald Trump ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të moderatorit të njohur Jimmy Kimmel nga rrjeti televiziv ABC dhe Disney, pas një deklarate të këtij të fundit që ka ngjallur reagime të forta në familjen Trump dhe në opinionin publik amerikan.

Reagimi i presidentit Donald Trump erdhi vetëm pak orë pasi Melania Trump u shpreh në platformën “X”, duke kërkuar që ABC të ndërmarrë masa ndaj moderatorit dhe duke e akuzuar atë për kalim të kufijve të humorit. Ajo e cilësoi retorikën e Kimmel si të rrezikshme dhe përçarëse për shoqërinë amerikane.

“Retorika e mbushur me urrejtje dhe dhunë e Kimmelit synon të përçajë vendin tonë. Monologu i tij për familjen time nuk është humor fjalët e tij janë të dëmshme dhe thellojnë sëmundjen politike në Amerikë”, u shpreh Melania Trump. Ajo shtoi se figura të tilla nuk duhet të kenë hapësirë çdo mbrëmje në televizion për të transmetuar mesazhe që, sipas saj, nxisin përçarje dhe tensione, duke e quajtur Kimmelin edhe “frikacak” që fshihet pas mbështetjes së rrjetit ABC.

Në vijim të këtij reagimi, presidenti Donald Trump reagoi më ashpër në platformën e tij “Truth Social”, duke e quajtur Kimmelin “aspak qesharak” dhe duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm. Sipas Trump, moderatori kishte bërë një deklaratë “tronditëse” gjatë një skeçi në “Jimmy Kimmel Live!”, të cilën ai e konsideroi të pavërtetë dhe të rrezikshme.

Trump pretendoi se Kimmel kishte aluduar në mënyrë të pasaktë për një video që lidhej me familjen Trump dhe një incident sigurie në Washington, duke e quajtur këtë “një thirrje të turpshme për dhunë”. “Jimmy Kimmel duhet të shkarkohet menjëherë”, deklaroi presidenti.

Debati u ndez pas një komenti satirik të transmetuar në emisionin e Kimmel, në prag të Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, i cili u konsiderua ofendues nga një pjesë e publikut dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale.

Ky nuk është rasti i parë që moderatori përballet me kritika për deklaratat e tij, pasi më herët ka qenë subjekt i pezullimeve të përkohshme për komente të diskutueshme, përpara se të rikthehej sërish në ekran.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026