Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin, do të ndërtohet nga amerikanët
Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia nënshkruan të martën në Dubrovnik një marrëveshje ndërshtetërore për ndërtimin e gazsjellësit “Ndërlidhja Jugore”, një projekt që synon të lidhë dy vendet dhe t’i mundësojë Bosnjës dhe Hercegovinës qasje në burime të reja furnizimi me gaz të lëngshëm përmes terminalit në ishullin Kërk, raportoi HRT.
Marrëveshja u nënshkrua më 28 prill nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq, në kuadër të forumit të Iniciativës së Tre Deteve, një platformë që mbledh vendet ndërmjet Detit Baltik, Adriatik dhe Detit të Zi.
Iniciativa mbështetet nga Shtetet e Bashkuara me qëllim forcimin e lidhshmërisë energjetike, të transportit dhe atë digjitale në atë rajon. Delegacionin amerikan në Dubrovnik e kryeson sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright.
Projekti i Ndërlidhjes Jugore të gazit parasheh ndërtimin e një gazsjellësi nga Zagvozdi (Split) në Kroaci, përmes Posushjes në Hercegovinë, deri në Travnik në Bosnjën qendrore, me një degëzim drejt Mostarit.
Me këtë dokument të nënshkruar, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia rregullojnë çështje si lidhja e gazsjellësit në kufi, por edhe të drejtat dhe detyrimet si gjatë ndërtimit ashtu edhe në rast se njëra palë tërhiqet nga marrëveshja.
Kroacia pritet të ndërtojë një pjesë të trasesë me gjatësi rreth 60 kilometra, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të ndërtojë rreth 120 kilometra tubacion.
Vlera e vlerësuar e projektit është rreth 1 miliard euro.
Gazsjellësi do të integrohej në sistemin kroat, i cili është i lidhur me terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin Kërk, një infrastrukturë kyç për diversifikimin e furnizimit me gaz, e ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin