Agravon sherri në Sarandë, plagoset me thikë një person! Në kërkim autori
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku ka mbetur i plagosur një person.
Sipas raportimeve të policisë, plagosja ka ardhur si shkak i një konflikti për motive të dobëta midis një 37-vjeçari, autori i plagosjes, dhe një 26-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë, shtetasin E. D., 26 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. 26-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta