Një i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

22 Qershor 2021 | 15:37

Në Kosovë në orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar pas infektimit me virusin vdekjeprurës të COVID-19.

Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se pas kryerjes së 1963 testeve të dyshuara për coronavirus, 18 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Këtë të martë numri i të shëruarve nuk ka shënuar rritje në raport me rastet pozitive. Sipas MSH-së, 14 qytetarë në orët e fundit janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre mbi 105 mijë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 141.008 doza vaksinash.

Kosova prej ditësh ka lehtësuar masat kufizuese anti-COVID dhe kjo masë ka shtuar entuziazmin tek qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026