IKMT aksion në Sarandë, pritet të prishen 10 objekte pa leje

29 Prill 2026 | 16:37

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në territorin e Bashkisë Sarandë, në kuadër të luftës kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimit të hapësirave publike.

Sipas një njoftimi zyrtar, ndërhyrja ka filluar ditën e sotme në njësinë administrative të Ksamilit, ku po prishen objekte të ndërtuara pa leje. Aksioni pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në qytetin e Sarandës.

Burimet bëjnë me dije se në total është planifikuar prishja e 10 objekteve, të cilat përfshijnë struktura të ndryshme si beton/arme, metalike dhe prej druri. Këto ndërtime janë konstatuar pa dokumentacionin përkatës dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në operacion marrin pjesë gjithashtu IMT-ja vendore dhe Policia e Shtetit, duke garantuar mbarëvajtjen e ndërhyrjes në terren. Sipas IKMT, për të gjitha rastet janë ndjekur procedurat ligjore dhe janë vendosur masat përkatëse administrative.

Ky aksion vjen në një periudhë kur zonat turistike të jugut janë në prag të sezonit veror, ndërsa autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike dhe vendosjen e rregullit në territor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026