Ministri i Jashtëm i Turqisë kritikon Bashkimin Europian: Nuk ka vullnet politik

29 Prill 2026 | 17:13

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka hedhur kritika të forta ndaj Bashkimit Europian, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e funksionimit të vendimmarrjes brenda unionit gjatë vizitës së tij në Austri ku u prit në Vjenë nga Ministrja e Jashtme Beate Meinl-Reisinger.

Deklarata erdhi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homolgen e tij ndërsa Fidan u shpreh se në Bashkimin Europian “nuk ka vullnet politik” dhe se ekzistojnë pengesa të shumta të bazuara në rregulla, të cilat bllokojnë proceset vendimmarrëse.

“26 nga 27 vende, pra rreth 400 milionë njerëz, mund të dëshirojnë diçka, por preferenca e një vendi me më pak se 1 milion banorë mund ta bëjë të pamundur,” tha Fidan, duke iu referuar mekanizmit të votimit unanim në BE.

Ai shtoi se në fusha si siguria europiane, infrastruktura kritike, konkurrenca tregtare dhe zgjerimi i hapësirës digjitale, një strukturë e përbashkët që përfaqëson rreth 500 milionë njerëz do të mund të sillte përfitime të mëdha.

Sipas tij, megjithatë, një shtet i vogël mund të bllokojë vendime të rëndësishme dhe “askush nuk mund të thotë asgjë për këtë”.

Në fjalën e saj, ministrja austriake u ndal te marrëdhëniet mes Austrisë dhe Turqisë, duke theksuar se Ankaraja mund të forcojë më tej besimin e vendeve të BE-së nëse paraqet më qartë reformat dhe ndryshimet që ka ndërmarrë në fusha të ndryshme. Sipas saj, transparenca dhe komunikimi i qartë mbeten elementë kyç për avancimin e dialogut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026