50 mijë trauma në vit, mjeku: Duhet edukim për reduktimin e dëmit

30 Prill 2026 | 16:45

Shqipëria regjistron mbi 50 mijë trauma në vit, ku shumicën e tyre e zënë aksidentet automobilistike dhe aksidentet në punë. Kjo shifër u evidentua nga profesor Agron Dogjani, kirurg në Spitalin Universitar të Traumës gjatë referimit në konferencën mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve.  Ai vuri theksin se traumat e kanë pikun e tyre në muajt e verës, ndërsa më të përfshirë janë grupmosha aktive. Te ne ka ndryshuar kjo topografi.

“Deri në 45 vjeç është ajo që ka vdekshmërinë më të madhe se është grupmosha aktive dhe trauma mund ti largojë nga jeta. Te ne ka ndryshuar pak kjo topografi. Nëse ne kishim 200 trauma në ditë dhe nga këto 60% ishin të kësaj moshe , tani kemi 40% dhe na është rrit mosha aktive mbi 65 vjeç. Ato s’kanë siguri në ecje kanë fraktura të kockave të legenit apo kërdhokulës”, tha Agron Dogjani, Kirurg në Spitalin Universitar të Traumës.

Reagimi dhe dhënia e ndihmës gjatë një aksidenti shpesh shoqërohet me dëme si pasojë e mosdijes.

“Pacientë të cilët vijnë me pajisje të vendosur në mënyrë joadeguate. Jo rrallë herë na vijnë pacientë me dëmtime të rrugëve respiratore, kavitetit oral, me shqyerje të buzës, gjuhës me thyerje të dhëmbëve pasi nuk dinë të bëjnë procedurë bazike”, shtoi Dogjani.

Keqmenaxhimi në momentin e parë të një traume vjen nga mungesa e mosdijes në popullatë por ndonjëherë dhe nga bluzat e bardha..

“Nuk janë dëmtime invalidizuese këto por vonojnë trajtimin e pacientit dhe zakonisht nuk i bën personeli mjekësor, i bën popullata bazike që nuk kanë njohuritë  e nevojshme. Personeli mjeksor mund të ndodhi te vendosja në barelat mbrojtëse”, theksoi kirurgu.

Dogjani ngre shqetësimin se Shqipëria nuk ka një regjistër të traumës dhe një sistem që do të mund të ndihmonte në parandalim, reagim në kohë dhe trajtim më efikas të pacientëve. Traumat ishte vetëm një nga referimet që ekspertë të fushave shëndetësore, prezantuan gjatë konferencës që në fokus kishte reduktimin e dëmit shëndetësor dhe parandalimin tek të rinjtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026