Arben Ratkoceri: Ka konsensus mes vendeve të BE-së për Shqipërinë, mund të shkëputet nga RMV-ja

23 Qershor 2021 | 10:00

Analisti Arben Ratkoceri, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania foli për mundësinë e Shqipërisë për t’u shkëputur nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe pengesat që po has RMV-ja për shkak të Bullgarisë.

Z. Ratkoceri tha se për Maqedoninë e Veriut nuk do të ishte mirë të shkëputej nga Shqipëria, për t’u futur në radhë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, mirëpo nëse Bullgaria do të mbetet pengesë, atëherë Shqipëria mund të ecë përpara, meqenëse ka një konsensus mes vendeve të BE-së që Shqipëria të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Futja me një thes e Maqedonisë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, shtete që kanë probleme serioze, sidomos me Serbinë, insistohet në çdo formë që RMV-ja të mos shkëputet nga Shqipëria. Por, mund të ndodhë që të shkëputet, pasi ka një konsensus mes vendeve të BE-së për Shqipërinë, duke përfshirë edhe Bullgarinë”, u shpreh z. Ratkoceri.

Arben Ratkoceri tha se qëndrimet politike, akademike dhe qytetare bullgare janë një problem i cili po komplikohet më shumë dhe shpresat që ky problem të zgjidhet shpejt, janë të pakta.

“Qëndrimi bullgar është betonuar, mund të quhet qëndrim shtetëror dhe është e vështirë që situata të përmirësohet brenda një periudhe të shkurtër”, u shpreh z. Ratkoceri.

Sipas analistit nga RMV-ja, fakti që Bullgaria do të futet në zgjedhje nuk përbën ndonjë ndryshim, pasi nuk ka dallim të madh mes qarqeve politike të Bullgarisë rreth kontekstit të Maqedonisë së Veriut.

“Situatën e komplikojnë edhe komisionet e ekspertëve që janë të formuar nga këto dy shtete, lëvizja e të cilëve që prej vitesh që mbajnë takime, është shumë minore”, shtoi ai, duke theksuar se konteksti mes RMV-së dhe Bullgarisë, është më i vështirë se i RMV-së me Greqinë, pasi ka të bëjë me njohjen e identitetit të Maqedonisë së veriut nga pala bullgare.

Shqipëria nuk arriti dot të merrte një datë për negociatat me Bashkimin Evropian nën Presidencën e Portugalisë dhe tani sytë janë drejtuar te Sllovenia, e cila pritet të marrë drejtimin e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Arben Ratkoceri tha se ekzistojnë shpresa që Sllovenia të mbajë një qëndrim në të mirë të RMV-së, meqenëse marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mira.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026