Trump: Dy anije amerikane kalojnë Hormuzin, SHBA ndryshon rregullat e angazhimit në rajon

4 Maj 2026 | 15:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit. Njoftimi u konfirmua edhe nga Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom), e cila raportoi në platformën X se kalimi është kryer me sukses.

Ndërkohë, sipas mediave, ushtria amerikane është autorizuar të shënjestrojë motoskafet dhe raketat e Gardës Revolucionare iraniane. Një zyrtar i lartë amerikan i tha analistit të Axios, Barak Ravid, se rregullat e angazhimit për forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë ndryshuar.

Sipas tij, këto ndryshime u japin mundësi forcave amerikane të ndërhyjnë ndaj kërcënimeve të menjëhershme ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë skafet e shpejta të Gardës Revolucionare dhe bazat e raketave iraniane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026