Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

24 Qershor 2026 | 20:11

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta por duhet të jetë në pajtim me këtë të fundit dhe ligjet e vendit.

Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj u shpreh se qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore ndërsa theksoi se mbetet i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë. Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”, deklaroi Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet e tij edhe pasditen e kësaj të mërkure lidhur me protestën qytetare në Tiranë. Rama ka hedhur në videon...
18:59 | 24/06/2026

Protesta hyn në ditën e 25-të, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër investimit prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, duke i lidhur ato jo vetëm me pakënaqësi të brendshme, por...
15:07 | 24/06/2026