“Papa po rrezikon një numër të madh katolikësh”/ Reagon ministri i Jashtëm italian pas deklaratave të Trump

5 Maj 2026 | 19:43

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit tw presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leone. Tajani u shpreh se sulmet kundër Atit të Shenjtë nuk janë as të pranueshme dhe as të dobishme për kauzën e paqes.

“E përsëris mbështetjen time për çdo veprim dhe fjalë të Papa Leos, dëshmitë e tij janë në favor të dialogut, vlerës së jetës njerëzore dhe lirisë”, shkroi Tajani në X.

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, reagoi gjithashtu, duke thënë se Papa ka reaguar tashmë dhe se nuk do të shtojë asgjë.

Papa ka thënë më parë se nuk është në interesin e tij të debatoj me Trumpin rreth luftës, pasi përsëriti thirrjen e tij për paqe në Lindjen e Mesme.

Sulmi i fundit vjen vetëm dy ditë përpara një takimi të pritur midis Papës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripërtërirë kritikat e tij ndaj Papa Leo XIV , duke pretenduar se Papa po vë në rrezik shumë katolikë si rezultat i komenteve të tij mbi luftën në Iran.

“Papa do të preferonte të fliste për faktin se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore”, tha Trump.

“Nuk mendoj se kjo është shumë mirë. Mendoj se ai po rrezikon shumë katolikë dhe shumë njerëz. Por mendoj se nëse varet nga Papa, ai mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026