A është ky reagimi i parë Victoria Beckam, pas ndarjes me të birin dhe të dashurën e tij?

6 Maj 2026 | 16:39

Victoria Beckham ka reaguar publikisht ndaj disa akuzave që e kanë shoqëruar kohët e fundit, duke përfshirë edhe raportimet për një marrëdhënie të tensionuar me djalin e saj Brooklyn Beckham. Stilistja e njohur dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls ishte e ftuar në podcastin Aspire të Emma Grede, ku foli pa dorashka për jetën familjare dhe ndërtimin e asaj që sot njihet si “Marka Beckham”.

Gjatë intervistës, Beckham theksoi se krijimi i kësaj perandorie prej qindra milionë funtesh nuk ka qenë kurrë një qëllim i planifikuar. Sipas saj, gjithçka ka ardhur natyrshëm, që nga fillimet kur David Beckham ishte fytyrë e markave të mëdha si Adidas, Brylcreem dhe Pepsi, ndërsa ajo vetë ndërtonte eksperiencën në industrinë e muzikës dhe marketingut me Spice Girls.

E pyetur për mënyrën se si menaxhon kufijtë mes jetës private dhe imazhit publik, Victoria la të kuptohet se për të prioritet kanë qenë gjithmonë fëmijët. Ajo pranoi se rritja e tyre në sytë e publikut ka sjellë presion të madh, por theksoi se ka bërë gjithçka për t’i mbrojtur dhe për t’i rritur me vlera.

“Gjithmonë kam dashur të jem nëna më e mirë që mundem. Nuk bëhet fjalë për të qenë imponuese, por për të qenë aty për t’i mbështetur,” u shpreh ajo, duke shtuar se synimi i saj ka qenë që fëmijët të rriten punëtorë dhe të sjellshëm.

Deklaratat e saj vijnë në një moment kur marrëdhënia me Brooklyn Beckham dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, përflitet si e ftohtë. Mediat kanë raportuar se çifti ka munguar në disa evente të rëndësishme familjare, duke përfshirë festimet për 50-vjetorin e David Beckham.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026