Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë

6 Maj 2026 | 22:20

Administrata publike po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga sektorët më të kërkuar për punësim në Shqipëri, ndërsa gratë rezultojnë të jenë më aktive në garën për vendet e punës.

Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se gjatë vitit 2025, rreth 62.7% e aplikimeve për pozicione në administratë janë bërë nga gra, ndërsa meshkujt përbëjnë 37.3% të aplikimeve.

Interesi për një vend pune në shtet ka ardhur në rritje gjatë vitit të fundit. Sipas raportit, mesatarisht janë regjistruar 20 aplikime për çdo pozicion vakant, nga 17.5 që ishte një vit më parë. Për vendet e reja në shërbimin civil konkurrenca ka qenë edhe më e lartë, me mbi 23 aplikantë për një vend pune.

Raporti tregon gjithashtu se mosha mesatare e aplikantëve është 33 vjeç, ndërsa për ata që aplikojnë për herë të parë në administratë bie në 32 vjeç. Ndërkohë, aplikantët që synojnë ngritje në detyrë kanë mesatarisht 38 vjeç.

Gjatë vitit 2025 u emëruan 654 nëpunës civilë, ku më shumë se gjysma e tyre erdhën nga rekrutime të reja. Pjesa më e madhe e emërimeve i përket nivelit ekzekutiv, ndërsa hyrjet nga jashtë për pozicionet drejtuese mbeten të kufizuara. Sipas të dhënave, administrata vazhdon të favorizojë promovimet e brendshme.

Rritja e interesit për administratën lidhet edhe me reformën e pagave dhe stabilitetin që ofron sektori publik në krahasim me tregun privat, i cili vijon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe emigracion të lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026