Kurti: 7 qershori, nuk kemi situatë të re, por zgjedhje të përsëritura
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se vendi nuk ndodhet në një situatë të re politike, por përballë zgjedhjeve të përsëritura pas bojkotit të opozitës.
Duke folur para mediave, kreu i Albin Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit do të shërbejnë për të konfirmuar dhe tejkaluar rezultatin e arritur më 28 dhjetor.
Ai bëri të ditur se deri më 12 maj partia do të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në ditët në vijim do të zhvillohen mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesisë së LVV-së.
“Data është caktuar 7 qershor dhe kjo ka imponuar që deri më datën 12 maj ne t’i dorëzojmë listat e kandidatëve tanë për deputetë, pra i kemi edhe pesë ditë. Do të kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, do të kemi me siguri edhe nja dy mbledhje të kryesisë së LVV-së, deri atëherë unë nuk mund të flas konkretisht për emra, por ajo që e di është që ne jemi duke zbatuar programin dhe zotimet tona me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe 28 dhjetori nuk ishte para 5 viteve, por ishte, sa i bie, katër muajsh. Rrjedhimisht nuk mund të themi që kemi një situatë krejtësisht të re, kemi zgjedhje të përsëritura që nuk ka qenë e thënë që të mbahen, mirëpo meqë bojkoti opozita, meqë nuk dëshironte të ishte as minimalisht konstruktive ja po shkojmë edhe një herë drejt 7 qershorit për ta përsëritur e tejkaluar 28 dhjetorin”, deklaroi ai.
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 19:32 15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
- 19:29 Portieri legjendar i Meksikës i jep fund karrierës me lot në sy
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele