GJKKO vendos të hënën për kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës

7 Maj 2026 | 15:08

Të hënën, më 11 maj, pritet të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Meta ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, duke propozuar alternativa si arrest shtëpie, garanci pasurore apo detyrim paraqitjeje. Përmes avokatit të tij, ai ka ofruar edhe një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, si pjesë e kërkesës për lirimin nga paraburgimi.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar më herët ankimin e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin “arrest në burg”. Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj tij vijon në GJKKO.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026