Vrasja e çiftit në Lezhë, Skënder Hitaj jep detaje të reja lidhur me autorët

7 Maj 2026 | 15:10

Policia e Shtetit deklaron se po vijojnë intensivisht hetimet për atentatin e ndodhur në Balldre të Lezhës, ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar apo arrestuar.

Në një konferencë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri me dije se edhe mëngjesin e kësaj të enjteje janë zhvilluar kontrolle në zonë nga Forcat Speciale RENEA.

“Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë menjëherë nga vendngjarja. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes, ku kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve të dyshuar. Puna vazhdon intensivisht. Nuk është jashtë vëmendjes dhe jashtë harresës”, u shpreh Hita.

Sipas Policisë, grupet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në atentat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026