SHBA i dorëzon Kosovës dhe Serbisë studimin për liqenin e Ujmanit
SHBA, përmes ambasadave të saj në Prishtinë dhe Beograd, u ka dorëzuar qeverive të Kosovës dhe Serbisë studimin e fizibilitetit për menaxhimin e liqenit të Ujmanit.
“Sot ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Uashingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, – thuhet në një postim në Facebook nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Në raport propozohet krijimi i një komisioni që do të menaxhojë burimet e liqenit dhe SHBA-ja sugjeron që të ndiqet shembulli i marrëveshjes SHBA-Kanada për lumin Columbia.
Studimi është kryer nga Departamenti Amerikan i Energjisë por theksohet se jo domosdoshmërisht është opinioni i qeverisë amerikane apo ndonjë agjencie të saj.
“Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të marrin në konsideratë bashkëpunimin SHBA-Kanada me anë të Traktit të Lumit Kolumbia për furnizimin me ujë, kontrollin e përmbytjeve dhe agjencitë e energjetikës”, – thuhet në raport.
Ky studim vjen si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovës në shtator të vitit 2020. Kryeministri, Albin Kurti mbi këtë marrëveshje ka mbajtur qëndrim kundër duke thënë se nuk do të ratifikohet në Parlament.
Liqeni i Ujmanit është një liqen artificial në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërtuar mes viteve 1979-1985, kur i gjithë territori ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. Aktualisht liqeni menaxhohet nga të dy vendet pa ndonjë marrëveshjeje bashkëpunimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta