Kurti në Ditën e Evropës: Po e ndërtojmë Evropën këtu

9 Maj 2026 | 12:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova po e ndërton Evropën brenda vendit përmes qeverisjes demokratike, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Kurti në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Evropa për Kosovën nuk është një stacion i thjesht kur duam të mbërrijmë por një vlerë që e ndajmë dhe që e tregojmë me punët si qeverisje demokratike.

“Kur themi Kosova në Evropë nuk e kemi fjalën për ndonjë zhvendosje gjeografike por për zhvillim verorë. Ne po e ndërtojmë Evropën këtu me drejtësi, punë dhe dinjitet. Kosova në Evropë sepse tashmë Evropa në Kosovë. Me të njëjtat vlera ne po e ndërtojmë demokracinë tonë duke qëndruar pa kompromis kundër formave klienteliste, politikave rivale e të dhunshme, kundër korrupsionit e krimit, kundër lajmeve të rrejshme, degradimit të shtetit e të shërbimeve publike, kundër të gjitha atyre fenomeneve që populli ynë i urren dhe assesi nuk do të lejojë që të kthehen ndonjëherë”, tha ai.

Kjo ditë po shënohet me aktivitete të ndrysmë në Kosovë.

Në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026