Studimi, ushqimi në darkë ndikon në cilësinë e gjumit dhe në atë çfarë duam për mëngjes

9 Maj 2026 | 18:28

Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Granadës dhe i publikuar në Revistë Evropiane të Ushqyerjes ka zbuluar se ajo që hamë në darkë mund të ndikojë jo vetëm në cilësinë e gjumit, por edhe në zgjedhjet ushqimore të mëngjesit të ditës tjetër.

Sipas studiuesve, vakti i fundit i ditës nuk shërben vetëm për të mbyllur mbrëmjen, por ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si flemë. Nga ana tjetër, cilësia e gjumit ndikon edhe në zakonet ushqimore të mëngjesit, duke krijuar një lidhje të dyanshme mes ushqimit dhe gjumit.

Për studimin u ndoqën për 14 ditë persona obezë, të cilët regjistruan vaktet e tyre, sidomos darkën dhe mëngjesin, ndërsa gjumi monitorohej me pajisje speciale.

Rezultatet treguan se darkat e pasura me kalori, yndyrë, kolesterol, alkool, mish të kuq apo ushqime të skuqura lidhen me gjumë më të dobët. Ndërsa darkat me më shumë karbohidrate, vaj ulliri dhe peshk të yndyrshëm u shoqëruan me cilësi më të mirë gjumi.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se gjumi ndikon tek mënyra e të ushqyerit të nesërmen. Personat që flinin keq kishin tendencë të konsumonin më shumë sheqer dhe më pak fibra në mëngjes, ndërsa ata që flinin më gjatë kishin zgjedhje ushqimore më të shëndetshme.

Sipas autorëve, studimi tregon se darka, gjumi dhe mëngjesi janë pjesë e të njëjtit cikël dhe ndryshimet e vogla në njërën prej tyre mund të ndikojnë tek të tjerat. Studiuesit besojnë se këto gjetje mund të ndihmojnë në të ardhmen për strategji më të mira në parandalimin dhe trajtimin e obezitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026