Vizitë historike! Trump mbërrin në Pekin të mërkurën, zbardhet axhenda e diskutimeve
Presidenti amerikan Donald Trump do të mbërrijë të mërkurën në mbrëmje në Pekin, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Sipas programit zyrtar, të enjten në mëngjes është parashikuar një aktivitet publik, ndërsa në mbrëmje do të zhvillohet një darkë zyrtare mes palëve.
Para largimit të Trump të premten në mëngjes, janë planifikuar gjithashtu takime në nivel teknik mes delegacioneve të dy vendeve.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti amerikan dhe homologu kinez Xi Jinping do të diskutojnë për marrëveshje të reja në fushën e tregtisë dhe investimeve. Në fokus të bisedimeve pritet të jenë edhe sektorë si hapësira, bujqësia dhe energjia.
Trump gjithashtu pritet t’i propozojë Xi Jinping një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2026.
Sipas një zyrtari amerikan, në tryezë do të jenë edhe çështje të tjera ndërkombëtare si Irani dhe Rusia, si dhe zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale dhe shqetësimet e Uashingtonit në këtë drejtim.
SHBA ka theksuar se nuk pritet ndryshim i politikës së saj ndaj Tajvanit, ndërsa është bërë e ditur se nuk ka pasur përparim në bisedimet me Kinën për çështjet bërthamore.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh