Sherr mes 3 personave në Fier, plagosen dy të rinj me mjete prerëse! Në kërkim autori

11 Maj 2026 | 09:34

Një sherr mes tre personash mbrëmjen e djeshme në Fier ka rezultuar në plagosjen e dy të rinjve. Sipas raportimeve nga policia, konflikti ka qenë i çastit dhe si pasojë e kësaj përplasjeje është shpallur në kërkim një person.

Ndërkohë, mësohet se janë plagosur dy 28-vjeçarë, njëri në kokë dhe tjetri me mjete prerëse, ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi K. S., 36 vjeç, i cili dyshohet se është autori i plagosjeve.

 “Rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka marrë njoftim se kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi R. H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë, me sende të forta, dhe shtetasi D. H., 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit.

Në vijim specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve që ka goditur këta shtetas, konkretisht K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, Fier, shtetas me precedent penal, i cili u shpall në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026