BE vendos sanksione ndaj pushtuesve izraelitë dhe organizatave të tyre
Ministrat e Jashtëm të Bashkimi Evropian ranë dakord të hënën për një raund të ri sanksionesh ndaj pushtuesve izraelitë dhe organizatave të akuzuara për mbështetje të aktiviteteve të paligjshme të vendbanimeve në Bregu Perëndimor.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, njoftoi se BE-ja po vendos masa ndëshkuese ndaj organizatave izraelite që, sipas tij, mbështesin “kolonizimin ekstremist dhe të dhunshëm” në Bregun Perëndimor, si dhe ndaj drejtuesve të tyre.
“Bashkimi Evropian po vendos sanksione sot ndaj organizatave kryesore izraelite, fajtore për mbështetjen e kolonizimit ekstremist dhe të dhunshëm të Bregut Perëndimor. Këto akte shumë serioze dhe të patolerueshme duhet të ndalen pa vonesë”, shkroi Barrot në platformën sociale X.
Ai shtoi se BE-ja ka miratuar gjithashtu sanksione ndaj “udhëheqësve kryesorë të Hamasit”.
Sipas Barrot, Franca dhe partnerët evropianë synojnë të mbështesin zgjidhjen me dy shtete, ku Izraeli dhe Palestina të jetojnë “krah për krah në paqe dhe siguri”.
Vendimin e konfirmoi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila deklaroi se ministrat e jashtëm “miratuan sanksione ndaj kolonëve izraelitë për dhunën kundër palestinezëve”.
“Ishte koha e duhur që të kalonim nga bllokimi në arritjen e qëllimit. Ekstremizmi dhe dhuna kanë pasoja”, shkroi Kallas në X.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq